Fëmija i katërt dhe vajza e dytë e Ramës, lindi në Borje në vitin 1918. Nuk pati fat të shkollohet për arsye të mungesës së shkollave. Është marrë me bujqësi dhe punë shtëpiake. Në vitin 1964 u vendos familjarisht në lagjen Bozhe të Kukësit dhe në vitin 1997 në qytetin e Tiranës. Vdiq aty në vitin 1998. Eshtrat e saj prehen në Tiranë. Të gjithë nipat dhe mbesat, fëmijë të vllezërve e motrave të saj e kemi thirrur Alimatetka.
U martua me Xheladin Arif Hoxhën, nga mahalla e sipërme e Borjes, me të cilin ka patur 3 djem e 2 vajza, Arifin, Fatën, Hatifen, Hurmetin dhe Osmanin.