D - IV - Safet Dokle & Gjylzade Ollomani

Safet Dokle

Safet Dokle
Lindja: 
23-03-1923
Vdekja: 
21-09-1981

Fëmija i gjashtë dhe djali i katërt i Ramës, ka lindur në fshatin Borje në vitin 1923. Shkollën fillore e kreu në fshatin e lindjes, 4 klasë të shkollës Qytetëse në Durrës dhe 1 vit në Institutin Tregëtar të Vlorës.

Pas shkollës, nga gjysma e dytë e vitit 1943, kur u këthye në Borje deri në fund të Luftës Nacionalçlirimtare, ndihmoi për mobilizimin e popullit për çlirimin e vendit. Nga gushti i vitit 1944 deri në çlirimin e vendit u zgjodhë dhe punoi në të gjitha instancat e Këshillave Antifashiste Nacionalçlirimtar, që nga ai i fshatit deri në Komitetin Ekzekutiv të Qarkut.

Syndicate content